Rroba të vjetra, veshmbathje verore si dhe gjëra të panevojshme.
Këto janë disa prej donacioneve që bënë qytetarët e Shkupit. Për këtë arsye jo gjithçka që është mbledhur do të niset në Turqi. Më parë do të selektohen e pastaj do të dërgohen atje.
“Në sheshin e Shkupit sot po bëhet selektimi i rrobave të cilat janë mbledhur nga qytetarët e Maqedonisë për t’u dërguar në Turqi, sepse siç u shprehën organizatorët ka disa rroba të cilat janë veshje për verë dhe nuk mund t’iu dalin në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti”, raporton Fazile Halili, TV21.
Ky proces i selektimit ka bërë që sheshi “Maqedonia” të duket rrëmujë, por organiyatorët sigurojnë se do të gjendet vend edhe për rrobat për të cilat nuk ka nevojë.
-Deri sot 100 mijë pako i kemi dërguar në Turqi, edhe sot ka diçka të bëjmë selektim sepse ka rroba për në t’i hedhur. Dikush ka ardhur të sjell rroba vetëm t’i largojë nga shtëpia.
-Çfarë rroba kanë sjellë?
Për verë dhe për dimër, ato që janë për dimër i kemi dërguar, këto për verë çfarë t’iu bëjmë.
-Kur do t’i dërgoni?
-Sot do të dalin 200 pako nga këto që janë të selektuara, dhe sot do e përfundojmë.
-Rrobat që janë të panevojshme ku do i dërgoni?
-Do ia dërgojmë dikujt që ka nevojë në Maqedoni, do gjejmë familje që munden t’i veshin.
Organizatorët thonë gjithashtu se në fund do të marrin masa që të pastrohet i gjithë sheshi.
Nga e hëna deri të shtunën në mbrëmje qytetarët e Shkupit këtu kishin mundësi të dhurojnë ndihmat e tyre për të prekurit nga tërmeti katastrofal në juglindje të Turqisë.
