U dhunua në Tiranë, ndahet nga jeta 22-vjeçarja në Kenia

TË FUNDIT

Është ndarë nga jeta këtë të hënë, 22-vjeçarja nga Kenia Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht në Shqipëri. Lajmi është dhënë nga mamaja e saj, Ruth Abongo e cila ka deklaruar se vajza e saj u nda nga jeta në spitalin Kenniata në Kenia.

E reja, u dhunua makabërisht në gusht të 2022-shit dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte, në kryeqytet. 22-vjeçarja u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën dhe u transportua më 25 janar në spitalin e Kenias, ku do të merrte një kujdes më të specializuar neurologjik.

Por duket se 22-vjeçarja Joy Ayoko nuk ka mundur të dalë nga koma dhe është ndarë nga jeta mëngjesin e 13 shkurtit.