U arrestua nëna që i bëri fëmijët për spital

TË FUNDIT

Policia informoi se dje në Ferizaj u arrestua një grua, sepse ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të saj, të mitur. Siç informoi policia, të dyshuarës dhe fëmijëve të saj iu ofrua ndihmë mjekësore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë meshkuj  (të mitur). E dyshuara dhe dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor.”, informoi policia.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, siç informoi policia, të dyshuarës iu caktua masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët u dërguan në strehimore./21Media