“TVSh-ja ime” nga 2023-ta do të pësojë ndryshime! Në vend të 1800 den, në tre muaj do të përfitohen nga 2100 den

TË FUNDIT

Skanuesit e kuponëve fiskal përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, do të mund të përfitojnë 2100 denarë në çdo tre muaj, në vend të 1800 denarëve sa ç‘marrin tani. Ndryshimet e reja do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2023, paralajmëroi drejtoresha e të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska.


“Në periudhën në vijim në koordinim me Ministrin e Financave do të paraqesim propozim për ndryshim të ligjit për kthim të një pjese të TVSh-së për personat fizik. Ky ndryshim parashihet për vitin e ardhshëm, respektivisht nga 1 janari i vitit 2023 që të rritet limiti i kthimit të TVSh-së me çka qytetarët në vend të 1800 për tremujorë do të mund të marrim shumë maksimale prej 2100 denarë për fiskalet e skanuara”, tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.

Aplikacioni “TVSH-ja Ime” sot mbushi 3 vite që kur ka nisur të funskionojë, ndërsa në këtë periudhë Llukarevska tregoi se qytetarët kanë përfituar rreth 68,3 milionë euro nga kthimi i TVSH-së.

“Këto janë mjete serioze me të cilat drejtpërdrejtë kemi ndikuar në përmirësimin e buxheteve familjare. Rritja e numrit të faturave fiskale, si dhe për reduktimin e ekonomisë gri dhe konkurrencës jolojale”, theksoi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.

Statistikat tregojnë se më shumë përdoret nga gratë sesa nga burrat. Në tre vitet e fundit, në rajonin e Shkupit janë skanuar 259 milionë kuponë fiskal, në Shtip 112,2, në Manastir 107,6, Prilep 93,5, Tetovë 58,4 dhe Strumicë 58,2 milionë skanime.