TV21 në Moldavi, samiti i dytë i komitetit evropian politik/ Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese të merren seriozisht

TË FUNDIT

Stand up:

Në Kishinau në kryeqytetin e Moldavisë, ku po mbahet samiti i dytë i Komitetit Evropian Politik. Në këtë samit marrin pjesë krerët e 47 shteteve evropiane dhe krerët e institucioneve të BE-së. Ky samit ka për qëllim për të nxitur dialogun politik dhe forcimin e bashkëpunimit për të adresuar çështjet më urgjente të sigurisë në Evropë. Si delegacion nga shteti ynë këtu marrin pjesë kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Kovaçevski bëri thirrje që në tavolinë është një kornizë negociuese me Bullgarinë e cila duhet të pranohet sa më shpejtë të jetë e mundur. Sipas tij kjo mundëson përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe e njejta nuk rrezikon aspak as identitetin e as gjuhën maqedonase. Për këtë bëri thirrje edhe presidenti i Bullgarisë Rumen Radev. Ai tha që sa më shpejtë politikbërësit në RMV të kuptojnë rëndësinë e kësaj çështje dhe të veprojnë sipas asaj që duhet, do të jetë më mirë për të dya vendet. Ti ndjekim deklaratat.

“Besoj se të gjithë ne në vendin tonë u është e qartë se kemi propozim kornizë negociuese e dorëzuar nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian, se kjo kornizë negociuese nuk do të negociohet sepse i përmbanë kërkesat tona që i kishim e ato janë gjuhë e pastër maqedonase i konfirmuar edhe me marrëveshjen e Frontex, identitet i mbrojtur maqedonas. Ajo që na paraprinë është një nga vendimet e shumta deri në anëtarësim në BE e ajo është përfshirja e pjesëtarëve tjerë të popujve në Kushtetutën tonë përfshirë dhe popullin bullgar”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër i RMV-së.

“Nuk kam absolutisht asnjë vërejtje ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut siç thoni ju. Për ne është e rëndësishme edhe për shtetet evropiane edhe për BE-në, të respektohen kriteret për anëtarësim. Ato bazohen në respektimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e diskriminimit. Mendoj se sa më shpejtë e kuptojnë se bullgarët në RMV duhet të hyjnë në Kushtetutën e RMV-së dhe të garantohet barazi sipas ligjeve, aq më mirë”, theksoi Rumen Radev – president i Bullgarisë.

Për TV21 Zekirija Haxhiu, Kishinau-Moldavi.