TV Alsat: Ziadin Sela uzurpon selinë e partisë, me asistencë të policisë

TË FUNDIT

TV Alsat raporton se kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela ka uzurpuar zyrat e partisë në selinë në Tetovë, pas njoftimit që bëri kryetari i partisë, Arben Taravari për koalicion me opozitën shqiptare.

“Pas deklarimit publik të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari se në zgjedhje duhet të shkohet me opozitën shqiptare, Zijadin Sela uzurpon me ndihmën e policisë selinë e partisë”, shkruan Alsat.

TV21 kontaktoi kryetarin e partisë, Arben Taravari, por edhe sekretarin e përgjithshëm të partisë, Krenar Lloga, për ta pyetur nëse është uzurpuar selia e partisë në Tetovë, por deri në momentin e publikimit të këtij informacioni, nuk morëm përgjigje.