TUSK: JO TË GJITHA VENDET JANË TË PËRGATITURA PËR TË MARRË VENDIM

TË FUNDIT

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk sot në Bruksel i tha Presidentit të RMV-së Stevo Pendarovski se jo të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të përgatitura për të marrë vendim që të hapen negociatat aderuese për Maqedoninë e Veriut.

“Nuk dua t’i paragjykoj vendimet e BE-së. ju bëtë gjithçka që pritej nga ju, por dua të jem i sinqertë me ju, jo të gjitha vendet janë të përgatitura për të marrë vendim për hapjen e negociatave ditëve në vazhdim. Personalisht besoj se mund të jetë vetëm një vendim, negociatat të nisin në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pyetja nuk është “nëse” por “kur?”. Nëse jam pak i kujdesshëm, kjo është për shkak se e di se ndonjëherë arritja e konsensusit mes vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa do të doja, por nuk ka dyshim se vendi juaj dhe i gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian” tha Tusk.