Kombëtarja e Turqisë me golin e shënuar nga Demiral siguroi “biletën” e fundit për në fazën çerekfinale të Kampionatit Europian, shkruan TV21.
Turqia fitoi Austrinë me rezultat të ngushtë 2 me 1, rezultat ky që e rikthen Turqinë pas 16 vitesh në një fazë të tillë të një kompeticioni të futbollit.
Në sekondën e 57 ishte Merih Demiral që shënoi për kombëtaren e Turqisë me çka po 1 me 0 u mbyllë edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e parë austriakët patën shumë raste por nuk arritën dot rrjetën e bardhë, përcjell TV21.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të ndeshjes, gjegjësisht në minutën e 59 po Merih Demiral shënoi për të thelluar rezultatin 2 me 0 për Turqinë, gol ky që zvogëloi shpresat e austriakëve.
Por, në minutën e 66 Gregoritsch shkurtoi diferencën e golave në 2 me 1 dhe po ky rezultat mbeti i pandryshuar.
Pas takimit të sotëm ekuacioni i çerekfinaleve është zgjidhur.
Ditën e premte në orën 18:00 luhet finalja e parakohshme ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, ndërsa në mbrëmje luan Portugali-Francë.
Ndërsa të shtunën në orën 18:00 luan Angli-Zvicër, ndërsa në mbrëmje Holandë-Turqi.
