Turqia regjistron mbi 63 mijë raste të reja me koronavirus

TË FUNDIT

Turqia ka konfirmuar mbi 63 mijë raste reja me COVID-19, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 63.124 raste me COVID-19, 157 vdekje dhe 29.197 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, që kur nisi procesin e imunizimit në janar të vitit 2021, Turqia ka administruar mbi 135.2 milionë doza të vaksinave COVID-19.

Vendi po ashtu ka dhënë mbi 21 milionë doza të treta përforcuese. Të paktën 57.06 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë, ndërsa afër 51.8 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat e nevojshme.

Që nga dhjetori i vitit 2019 kur për herë të parë u shfaq koronavirusi, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani mbi 5.47 milionë persona kanë humbur jetën nga mbi 300 milionë raste të raportuara në mbarë botën.