Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar sot përsëriri se vendi i tij planifikon ta përdorë sistemin raketor C-400, që e bleu nga Rusia edhe krahas kundërshtimit të SHBA-së.
Ministri Akar para komisionit parlamentar deklaroi se armata vazhdon me testimin dhe përgatitjet për përdorim të C-400, siç fillimisht ishte planifikuar.
Akari paralajmëroi se Ankaraja do të bisedojë me Uashingtonin për pakënaqësinë e tij nga ndërveprimi i sistemit C-400 dhe aeroplanin luftarak amerikan F-35, transmetojnë mediat amerikane.
“Oferta jonë për grup të përbashkët të punës është ende në tryezë”, shtoi ai.
Turqia ka marrë pjesë në përpunimin e komponentëve për aeroplanin luftarak F-35 dhe planifikonte të blejë njëqind nga këta aeroplanë të padukshëm.
