Turqia do të fillojë me prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V në vjeshtë, paralajmëroi profesori turk dr. Ismail Balak, në deklaratë për gazetën Turkgun. Balak theksoi se i gjithë prodhimi i preparatit rus kundër Kovid-19 do të bëhet në Turqi.
“Prodhimi i vaksinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm nga pikëpamja e uljes së varësisë tonë nga importimi prej vendeve të tjera”, tha ai, duke shtuar se ekziston një fabrikë në Turqi, në të cilën kushtet e prodhimit të preparatit janë ideale.
“Për këtë arsye, vaksina do të mund të prodhohet nën të gjitha kushtet e sigurisë”, shtoi ai. Balak theksoi se kur janë aplikuar dy doza të Sputnik V, personat janë mbrojtur 97,6 për qind nga Kovid-19.
Marrëveshjet për furnizim dhe prodhimi i përbashkët i Sputnik V janë dakorduar para disa muajsh. Më 26 prill u publikua se kompania farmaceutike turke Visokran do ta prodhojë vaksinën ruse Sputnik V në impiantet e veta.
