Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave komanduese që operohen nga ushtria siriane dhe forcat kurde, duke vrarë tre persona. Viktimat ishin të veshur me uniformë të ushtrisë siriane.
Disa ushtarë të tjerë po ashtu janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike.
Lajmi është dhënë nga një grup monitorues me seli në Britani.
Këto sulme të kryera pranë qytetit kufitar Kobane, që udhëhiqet nga kurdët, duke shënjestuar pozicionet e ushtrisë siriane dhe të Forcave Demokratike Siriane, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Që prej vitit 2016, Turqia ka kryer në sërë ofensivash duke shënjestruar forcat kurde dhe grupin militant, Shteti Islamik.
Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe vazhdimisht kryen sulme në zonat në Siri që kontrollohen nga ta.
