Turqia i ripërtërinë fluturimet me rreth 40 vende

TË FUNDIT

Turqia planifikon, që gjatë qershorit, sërish t’i vendos fluturimet ajrore drejtë rreth 40 vendeve, ndërsa tashmë ka arritur marrëveshje preliminare për reciprocitet në qarkullimin ajror me 15 vende, deklaroi sot ministri i Transportit Adil Karaismailolu.

Me qëllim që të parandalohet përhapja e pandemisë së koronavirusit, Turqia i mbylli shumicën e kufijve të saj, dhe pas uljes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve, pjesërisht ka vendosur fluturime vendore të hënën.

Karaismailolu paralajmëroi se fluturimet do të vendosen sërish në pesë faza më vonë gjatë këtij muaji, duke shtuar se vendi i tij është në negociata me 92 vende për vendosjen e sërishme të sigurt të fluturimeve.

“Besoj se pika e rëndësishme në luftën globale kundër koronavirusit është pas nesh, dhe tani duhet t’i ripërtërijmë lidhjet tona në mbarë botën dhe tregtinë”, tha ai në një kumtesë me shkrim.