Turqia i ka dërguar kërkesë SHBA-së për blerjen e 40 aeroplanëve F-16

TË FUNDIT

Turqia i dërgoi kërkesë SHBA-së për blerjen e 40 aeroplanëve ushtarakë F-16, informon televizioni privat turk NTV. Në letrën dërguar më 30 shtator, kërkohet edhe modernizim i 80 aeroplanëve F-16 nga aviacioni i forcave të armatosura turke. Kërkesën e Turqisë do ta shqyrtojë Pentagoni.

Nëse miratohet, do të dërgohet në Kongresin e SHBA-së për miratim përfundimtar.

Sipas rretheve ekonomike, vlera e shitjes është 10 miliardë dollarë. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti amerikan Xho Bajden duhet të takohen në Romë gjatë samitit të G20 në fund të tetorit. Pritet që çështja për aeroplanët ushtarakë, të cilën Turqia dëshiron t’i blejë, të hapet gjatë bisedimeve.