Me Turqinë është nënshkruar marrëveshje për dërgesën e serisë së dytë të sistemit antiraketor rus C-400, ndërsa të dyja palët për momentin janë duke negocuar për kushtet financiare, të konfirmuara nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë ruse “Rosoboroneksport”, Alekandar Mihajev, transmeton TASS.
Turqia vitin e kaluar e bleu serinë e parë të sistemeve raketore ruse, gjë që çoi drejt asaj Uashingtoni ta suspendojë këtë vend nga programi amerikan për aeroplanë luftarakë F-35.
Disa përfaqësues zyrtarë të SHBA-së thonë se Turqia rrezikon sanksione nga SHBA-ja nëse e shfrytëzojnë sistemin raketor C-400, transmetojnë mediat britanike.
