Turqia sot e dënoi qasjen “destruktive” të Francës ndaj konfliktit në Libi dhe e akuzoi Parisin se po synon ta forcojë praninë e Rusisë në vend.
Ky vlerësim është një episod tjetër i përshkallëzimit të tensioneve midis dy aleatëve të NATO-s dhe shkëmbimit të fundit të akuzave të ashpra të ndërsjella në lidhje me çështjen, komentojnë mediat botërore.
“Franca, me të cilën qeveris Makroni ose më saktë nuk mund të qeverisë për momentin, ishte në Libi vetëm për shkak të interesave të veta dhe ambicieve me një qasje shkatërruese, ashtu siç e shtyu Afrikën drejt paqëndrueshmërisë në të kaluarën me një qasje koloniale dhe kur e bombardoi dhe iku nga Libia në vitin 2011”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushoglu para gazetarëve në Ankara./MIA
