Autoritetet turke po planifikojnë të krijojnë një linjë të veçantë ajrore për të transportuar turistët rusë në resorte, sipas një raporti në mediat turke.
“Përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës ka çuar në probleme në sektorin e turizmit në Turqi, pasi të dy tregjet kanë qenë shumë të rëndësishme për biznesin”, shkruan gazeta turke Sabah, duke cituar raportet e agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Linja e re ajrore thuhet se do të jetë me bazë në qytetin e Antalias, në bregdetin e Mesdheut të Turqisë.
“Falë kësaj linje ajrore, do të jetë e mundur të tërheqë një milion turistë rusë”.
Përveç kësaj, Turkish Airlines thuhet se ka rënë dakord me operatorët turistikë rusë për të rezervuar “blloqe” vendesh për turistët rusë./21Media
