Turqia sot e përfundoi aksionin e shpëtimit pas tërmetit të fuqishëm, i cili të premten e goditi Izmirin dhe ishullin grek Samos, ku humbën jetën 116 persona.
“Aksionet e shpëtimit në 17 ndërtesa të dëmtuara dhe të shembura kanë përfunduar, ndërsa ekipet i pastrojnë rrënojat”, konfirmuan organet kompetente.
Në tërmetin kanë humbur jetën 114 persona në Turqi dhe dy adoleshentë në ishullin grek Samos.
Në Izmir janë lënduar 1.035 persona, ndërsa në trajtim spitalor ndodhen edhe 137.
Më shumë se 2.790 tenda janë vendosur si strehim i përkohshëm për viktimat e tërmetit, ndërsa janë siguruar edhe 10.222 shtretër.
Autoritetet turke konfirmuan se 22 anije janë përmbytur, 43 janë përplasur, prej të cilave 40 janë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit.
Tërmeti me intensitet prej 6,6 ballë është më i fuqishmi i regjistruar në Turqi në dhjetë vitet e fundit.
