Tubacioni Selanik-Shkup, derivatet e para do të rrjedhin deri në fund të vitit

TË FUNDIT

Tubacioni për derivatet e naftës Selanik – Shkup, i cili nuk ka funksionuar më shumë se një dekadë për shkak të mosmarrëveshjeve midis Greqisë dhe Maqedonisë, do të vihet në funksion deri në fund të këtij viti. Kjo do të mundësojë transportimin e sasive më të mëdha të derivatet e naftës drejt Rafinerisë OKTA në Shkup, dhe kjo në një kohë kur Serbisë fqinj i kërcënohet mungesa e këtyre energjenteve për shkak të ngjarjeve në Industrinë e tyre të Naftës, e cila është në pronësi të një kompanie shtetërore ruse.

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se puna e qeverisë është të sigurojë që ky tubacion të vihet në funksion, ndërsa nëse do të ketë fitime më të mëdha nga kriza në Serbi dhe nëse kompanitë tona do të zënë tregun në këtë shtet, kjo do të varet nga sa mirë menaxhojnë bizneset tona.

 “Ne si shtet po zbatojmë të gjitha hapat që ky tubacion, i cili gjatë viteve është shkatërruar dhe konservuar, të vihet në funksion. Testimet janë në proces, mendoj se janë përfunduar, duhet të fillojnë verifikimet e presionit, nëse nuk kanë filluar tashmë. E di që qeveria ka kaluar edhe çmimoren, prandaj pres që këtë vit ky tubacion të vihet në funksion, dhe pastaj, natyrisht, kompanitë, nëse gjejnë interes, do të marrin përsipër pjesën që u takon atyre”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Me vendosjen në funksion të këtij tubacioni, do të realizohet edhe një nga pikat e Marrëveshjes së Prespës, e cila parashikon që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte parashikuar në Nenit 14, pika katër të marrëveshjes.

MARRËVESHJA E PRESPËS – NENI 14:

4. Palët do të zhvillojnë dhe forcojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e energjisë, veçanërisht përmes ndërtimit, mirëmbajtjes dhe përdorimit të gazsjellësve dhe naftsjellësve të ndërlidhur (ekzistues,në ndërtim ose të planifikuar), si dhe në lidhje me burimet e rinovueshme të energjisë, duke përfshirë kapacitetet fotovoltaike, eolike dhe hidroelektrike. Çështjet e mundshme të hapura do të zgjidhen pa vonesë, duke arritur zgjidhje të pranueshme reciprokisht, duke marrë seriozisht parasysh politikën energjetike të Bashkimit Evropian dhe të drejtën e Bashkimit Evropian. Pala e parë do të ndihmojë Palën e Dytë përmes transferimit të duhur të njohurive dhe ekspertizës.

Se çështja e këtij tubacioni duhej të zgjidhej pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, u konfirmua edhe gjatë vizitës së delegacionit qeveritar grek në Shkup në prill 2019, i udhëhequr nga kryeministri i tyre atëherë, Aleksis Cipras, ku një nga pikat kryesore ishte pikërisht kjo çështje.

Ndryshe, ky tubacion ka qenë për një kohë të gjatë temë politike dhe ekonomike midis dy vendeve. Me vënien përsëri në punë të tij, OKTA nuk do të rrisë vetëm pjesëmarrjen në tregun të Maqedonisë, ku furnizon rreth 75% të nevojave për karburant të vendit, por gjithashtu do të pozicionohet edhe në Kosovë, me mundësi për të hyrë seriozisht edhe në Serbi, kryesisht në pjesën jugore të saj.