“Trurit iu desh kohë të funksionojë përsëri”, Eminem flet për mbidozën gati fatale

TË FUNDIT

Menaxheri i reperit Eminem ka thënë se ka qenë shumë i shqetësuar për shëndetin e tij.

Edhe vet reperi ka pohuar se pas mbidozës në vitin 2007, “trurit të tij iu desh një kohë që të nis të funksionojë përsëri”.

Eminem ka folur për periudhën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar,

“Ti po dilje nga mbidoza dhe ata duhej të të stabilizonin me disa ilaçe. Dhe disa prej tyre ju deshën një minutë për t’u përshtatur, le ta lëmë me kaq”, ka kujtuar Rosenberg.

“Më kujtohet kur u bë esëll për herë të parë dhe të gjitha gjërat ishin jashtë sistemit tim, mbaj mend që isha vërtet i lumtur”, tha Eminem për atë periudhë./21Media