Trump thotë se Irani do të bëjë ofertë që synon të përmbushë kërkesat e SHBA-së

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Iran po përgatit një ofertë që synon të përmbushë kërkesat e SHBA-së dhe se pritet vazhdimi i bisedimeve të paqes në Pakistan.

“Po japin një ofertë dhe do të duhet të shohim,” tha Trump në një intervistë telefonike për Reuters, duke shtuar se ende nuk e di përmbajtjen e saj. I pyetur se me kë po negocion SHBA-ja, ai u përgjigj: “Nuk dua të them, por po negociojmë me njerëzit që janë aktualisht në pushtet.”

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se i dërguari special amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë drejt Islamabad për bisedime me Iranin, me ndërmjetësimin e Pakistanit. Ajo theksoi se SHBA-të kanë vërejtur progres nga pala iraniane ditët e fundit dhe shpresojnë për avancim të mëtejshëm gjatë fundjavës.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti mbrëmë në Islamabad për të diskutuar propozimet për vazhdimin e bisedimeve të paqes me SHBA-në.