Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të martë u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat. Trump përmes një postimi në “Truth Social” bëri me dije se ndihma për protestuesit janë duke mbërritur në Iran.
Presidenti amerikan njoftoi se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve.
“Patriotë Iranianë, VAZHDONI PROTESTONI – MERRNI NË KONTROLLIM INSTITUCIONET TUAJA!!! Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë.
Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të NDALOHET vrasja e pakuptimtë e protestuesve. NDIHMA ËSHTË RRUGËS. MIGA!!! PRESIDENTI DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.

