-Do të doja të bënim marrëveshje në mënyrë të lehtë, por nëse nuk e bëjmë në mënyrë të lehtë, do ta bëjmë në mënyrë të vështirë, tha presidenti amerikan Donald Trump, duke folur për Grenlandën, përcjell TV21. Ai deklaroi se SHBA-ja duhet të ketë pronësi të plotë mbi Grenlandën për të parandaluar ndikimin e Rusisë dhe Kinës, duke shtuar se “marrëveshjet e qiradhënies” nuk mjaftojnë. Trump theksoi se Grenlanda është kyçe për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
“Kur ta posedojmë, do ta mbrojmë. Nuk i mbron vendet “me qira” në të njëjtën mënyrë, duhet t’i posedosh. Dhe e dini, me një komb, shikoni se çfarë ndodhi me Obamën, me atë marrëveshje të tmerrshme me Iranin. Ishte një marrëveshje afatshkurtër, 9 vjet. Shtetet nuk mund të bëjnë marrëveshje 9-vjeçare, ose 100-vjeçare. Shtetet duhet të kenë pronësi, mbron pronën, jo qiranë. Dhe ne duhet ta mbrojmë Grenlandën. Nëse ne nuk e bëjmë, do ta bëjë Kina ose Rusia. Nuk do të ndodhë. Unë e dua Kinën, e dua Rusinë, e dua popullin e Kinës, e dua popullin e Rusisë. Shkoj mirë me presidentin Putin, por jam i zhgënjyer nga ai, shkoj mirë presidentin Shi, do të shkojë në Kinë në muajin prill, por nuk i dua si fqinjë në Grenlandë, nuk do të ndodhë! NATO duhet ta kuptojë, unë e shpëtova NATO-n. Nëse nuk do të isha unë, nuk do të kishit NATO tani. Nuk do ta lejojmë Kinën dhe Rusinë që ta pushtojë Grennlandën. Kjo do të ndodhë, nëse nuk e bëjmë”, tha Trump.
