Trump i thurë lëvdata Osmanit: Mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë

TË FUNDIT

Presidenti i Amerikës Donald Trump i ka shkruar letër ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin me rastin e përfundimi të mandatit të saj. Trump në letrën e tij ka lavdëruar punën e Osmanit duke përmendur veçanërisht bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes.

“Vazhdoj të admiroj lidershipin tuaj të guximshëm dhe vendimtar në emër të popullit të Kosovës. Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore-veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbare botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë”, thuhet ndër tjerash në letrën e Trump.

Po ashtu Trump shkruan se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin me Osmanin në vitet në vijim.

“Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi te rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë ne vitet në vijim. Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve tona më të mira për suksesin tuaj”, thuhet në letër.

Për këtë letër mirënjohëse është shprehur edhe Osmani.

“Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.”