Trump: Duket se unë do të jem ai që do të ndërhyjë në Kubë

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë mundësinë për intervenim të Kubë, ndërsa tensionet mes vendeve janë ngritur, raportoi AP. 

“Presidentët e tjerë kanë parë të bëjnë diçka, për 50-60 vjet. Dhe duket se unë do të jem ai që do ta bëjë. Kështu që, do të jem i lumtur ta bëj”, ka thënë Trumpi të enjten kur u pyet nga gazetarët për Kubën.

Trumpi e ka quajtur Kubën një shtet të dështuar duke thënë se “ata nuk kanë elektricitet, nuk kanë para, nuk kanë asgjë”.

Deklaratat e tij erdhën një ditë pasi prokurorët federalë ngritën aktakuzë ndaj ish-presidentit kuban Raul Castro, për komplot për vrasjen e shtetasve amerikanë dhe krime të tjera lidhur me rrëzimin e dy avionëve mes Kubës dhe Floridës në vitin 1996. Rasti i bërë publik të mërkurën – një rikthim i akuzave të ngritura fillimisht në vitin 2003 – akuzon Castron dhe pesë të tjerë për rrëzimin e avionëve që i përkisnin grupit kubano-amerikan “Brothers to the Rescue” dhe për vrasjen e katër personave, përfshirë tre amerikanë.