Trump: Do të dërgojmë anije, për t’u siguruar që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur

TË FUNDIT

Një port i madh nafte në Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe është përfshirë nga zjarri pas një sulmi me dron. Autoritetet njoftuan se mbrojtja ajrore e ka interceptuar dronin, dhe pjesë të tij ranë në port.

Zyra qeveritare e Fujairah njoftoi se mbrojtja civile lokale po punon për fikjen e zjarrit, i cili shkaktohej nga “rënia e mbetjeve pas interceptimit të suksesshëm të dronit nga mbrojtja ajrore”. Autoritetet theksuan se nuk ka të lënduar në këtë incident.

Sipas raportimeve të Bloomberg, disa nga operacionet për ngarkimin e naftës në portin e Fujairah u pezulluan përkohësisht pas sulmit me dron dhe zjarrit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se disa vende, së bashku me SHBA-të, do të dërgojnë anije ushtarake për të siguruar që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur për lundrim.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Donald Trump shkroi se vendet e prekura nga përpjekja e Irani për të bllokuar këtë rrugë detare të rëndësishme, do të dërgojnë anijet e tyre në rajon.

“Shumë vende, veçanërisht ato që preken nga përpjekja e Irani për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, do të dërgojnë anije luftarake së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta mbajtur ngushticën të hapur dhe të sigurt. Ne tashmë kemi shkatërruar 100% të kapacitetit ushtarak të Iranit, por për ta është e lehtë të dërgojnë një apo dy dronë, të heqin një minë ose të lëshojnë një raketë me rreze të afërt diku përgjatë ose brenda këtij ujdhese, pa marrë parasysh sa keq janë mundur. Shpresojmë që Kina, Francë, Japoni, Koreja e Jugut, MB dhe të tjerët, që preken nga kjo pengesë artificiale, të dërgojnë anije në rajon, në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos përbëjë më kërcënim nga një vend që është shkatërruar plotësisht. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bombardojë vazhdimisht bregdetin dhe do të qëllojë anijet dhe varkat iraniane që dalin nga uji. Në një mënyrë apo në tjetrën, së shpejti do të bëjmë që Ngushtica e Hormuzit të jetë E HAPUR, E SIGURT dhe E LIRË! President Donald J. Trump,” shkroi ai.