Trofeu shkon te kampionët e FC Struga Trim&Lum. Kapiteni Bunjamin Shabani ngriti lartë trofeun e titullit kampion pas javës së fundit e elitës së futbollit vendor. FC Struga Trim Lum para tifozëve të saj festoi titullin kampion të cilën e fituan 2 xhiro pa përfunduar kampionati.
Klubi strugan ka bërë një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit, duke fituar një sërë ndeshjesh. Lojtarët e skuadrës kanë treguar lojë të mrekullueshme, duke arritur suksesin e merituar.
Për tifozët e klubit, ky titull është një moment i veçantë sepse për herë të parë në histori po bëhen kampion. Ndeshja e sotme ndaj Shkupit e cila përfundoi 2-1 ishte vetëm formalitet pasi të dy skuadrat tashmë kanë siguruar vendin e parë, respektivisht të dytin.
