Treshi Përsheshi Junior me projekt të ri

TË FUNDIT

Djemtë e legjendave të humorit kosovar, të ndjerit Ibrahim Krajkova-Leci e Rasim Thaçit-Cima, si dhe aktorit Sevdai Radogoshi-Qumili, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, kanë nisur xhirimet për projektin e radhës “Treshi Përsheshi- Junior”.

Këtë e ka bërë të ditur Artan Thaçi në Instagram.

“Së shpejti me projektin e radhës Treshi Përsheshi Junior’s”, ka njoftuar Thaçi.

Treshi Përsheshi Junior u krijua në fund të vitit 2021, dhe sollën një frymë nostalgjike./21Media