Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë lënduar në një aksident treni në Iran.
Treni i pasagjerëve që transportonte rreth 350 persona u përplas me një eskavator pranë qytetit verilindor iranian të Tabas të mërkurën, me paramedikët që paralajmëruan se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, transmeton rtv21.tv.
Pesë nga 10 vagonët e trenit dolën nga shinat herët në mëngjes, ndërsa treni udhëtonte midis qyteteve Mashhad dhe Yazd.
Ekipet e shpëtimit iu deshën pak kohë për të arritur në vendin e ngjarjes rreth 340 milje në juglindje të kryeqytetit të Iranit Teheran, 30 milje jashtë Tabas.
Një nga të plagosurit i tha gazetarit se ndjenë se treni u prish papritur dhe u ngadalësua përpara se të dilte nga shinat.
Ata thanë gjithashtu se pasagjerët brenda karrocës po kërcenin “si topa në ajër”.
Shkaku i saktë i rrëzimit është ende nën hetim./21Media


