Tre vjet e pesë muaj burgim Skënder Krasniqit për vrasjen e djalit

TË FUNDIT

Me 3 vjet e pesë muaj burgim është dënuar Skënder Krasniqi, që kishte qëlluar për vdekje të birin e tij, Albertin.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Tutje Gjykata ka njoftuar se të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim sipas aktgjykimit të shpallur nga kjo Gjykatë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate.

MARKETING I PAGUAR POLITIK