Tre të plagosur në Pejë

TË FUNDIT

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur që të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.