Tre pilotë ushtarakë amerikanë e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të helikopterit UH-60 Black Hawk në Ajdaho, kumtoi Garda kombëtare e shtetit në Tuiter.
“Tre anëtarë të Gardës kombëtare të Ajdahos e kanë humbur jetën mbrëmë pasi helikopteri i tyre UH-60 Black Hawk u rrëzua në jug të Laki Pik, afër Boizisë. Që të tre ishin pilotë në një fluturim rutinë trajnimi”, thuhet në kumtesë.
Sipas zëdhënësit të Gardës kombëtare, mënkoloneli Kristofer Borders, në zonën e aksidentit ka pasur reshje të mëdha të borës.
“Kjo po na pengon për ta kërkuar helikopterin”, deklaroi ai për Ej-Bi-Ei
