Tre persona e humbën jetën, 11 janë zhdukur në vërshimet në bregdetin e Detit të Zi në Turqi

TË FUNDIT

Tre persona e humbën jetën në vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në bregun e Detit të Zi në Turqi, ndërsa njëmbëdhjetë të tjerë rezultojnë të zhdukur, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu.

Sojlu kumtoi se shërbimet kompetente i kanë shpëtuar 127 persona, njoftuan mediat amerikane, duke shtuar se njëri prej të vdekurve në vërshime ka qenë polic.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në bregun turk të Detit të Zi dhe rrëshqitja e tokës janë evakuuar ndërtesat banesore në provincën Riza.