Tre persona arrestohen nga policia australiane, pengohet një sulm terrorist!

TË FUNDIT

Tre persona janë arrestuar nga policia australiane në Sidnej  me dyshimin se të inspiruar nga SHI-ja, kanë planifikuar sulm, duke përfshirë ndërtesa të policisë dhe të mbrojtjes, gjykata, kisha dhe misione diplomatike.

Jan Mekartin ish komisar i policisë federale australiane tha se i dyshuari i parë 23 vjeçar pritet të akuzohet për përgatitjen e sulmit terrorist dhe përgatitjes për largimin  në Afganistan për shkak të aktiviteteve armiqësore në emër të SHI-së, por nëse shpallet fajtor mund të dënohet me burg të përjetshëm, ndërsa dy personat e tjerë të moshës 23 vjeç dhe 30 vjeç mund të dënohen me nga 10 vite burg.