Trazira në një burg të Guatamalës, 7 të vdekur!

TË FUNDIT

Së paku shtatë të burgosur kanë humbur jetën gjatë trazirave në një burg në Guatamalë.

Mediat lokale raportojnë se të paktën shtatë të burgosur pësuan për vdekje në trazirat e burgut në qytetin Quetzaltenango.

Autoritetet theksuan se disa të arrestuarve u prenë kokat dhe ngjarja ndodhi në një nga oborret e burgut.

Në burgun ku shpërtheu kryengritja, 2.252 të burgosur po vuajnë dënimin e tyre, një numër shumë më i lartë nga kapaciteti.

Në Guatemalë, shtatë persona u vranë dhe 25 u plagosën në trazirat që shpërthyen në burg më 27 prill të vitit 2018.​​​​​​​/AA