Më shume se 125 njerëz të cilët u dëmtuam në festivalin muzikor Astroworld kanë paditur reperin Travis Scot dhe organizatorët me 750 milionë dollarë.
Familja e Axel Acosta, 21 vjeç, një nga 10 viktimat, është ndër ata që kanë ngritur çështjen ligjore në SHBA. Ata pretendojnë se Scott dhe ylli i ftuar Drake vazhduan të performonin pavarësisht se po shfaqeshin “trupa të pajetë që kalonin nëpër turmën dhe po shfaqeshin në ekranin e madh të skenës”.
“Sigurisht, as Travis Scott, shoqëruesit, menaxherët, agjentët, promovuesit, organizatorët apo sponsorët nuk u kujdesën mjaftueshëm sa të bënin një përpjekje minimale për te garantuar siguri për Axel dhe të tjerët”, thuhet në komunikatën për shtyp familja nga Acosta.
Reperi Scott ka thënë se nuk ishte në dijeni të tragjedisë, derisa iku nga skena.
Javën e kaluar, reperi tha se ishte “i mërzitur” nga ngjarjet në Hjuston që ndodhen më 5 nëntor dhe premtoi “ndihmë” për çdo familje të prekur. Reperi tjetër, Drake ka thënë se “zemra e tij është thyer për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën dhe për këdo tjetër që po vuan”.
