TRANSPORT FALAS PËR TË GJITHË ATA QË DUAN T’I PRESIN HENDBOLLISTËT

TË FUNDIT

Nëpërmes një kumtese për media, Ndërmarrja për Qarkullim Publik njoftojnë se do të organizojnë transport publik falas deri në aeroportin ndërkombëtarë të Shkupit për të gjithë qytetarët që duan që t’i presin hendbollistët e Vardarit të cilët mbrëmë dolën fitues në ligën e kampionëve.

“I informojmë qytetarët e interesuar të cilët nuk kanë transport dhe duan të presin kampionët në aeroportin e Shkupit se nisja në drejtim të aeroportit bëhet në orën 17:00 përball bazenit olimpik. Transporti është falas. Nëse lejojnë kushtet klimatike është paraparë që nga aeroporti hendbollistët të voziten me autobus panoramik, të hapur”, thonë nga NQP.