Vlladimir Dimitrievski, ish lojtari i Rabotniçkit është afër transferimit në Çair. Mbrojtësi me shumë përvojë që tani është lojtar i lirë, ka disa oferta, por më bindëse është oferta e çairasve. Të rikujtojmë, Shkupi sot ka prezantuar edhe përforcimin e parë verorë, Fatjon Jusufin.
Nga ana tjetër qëllim kryesor i çairasve këtë afat kalimtar quhet, Muzafer Ejupi. Sulmuesi i njohur dhe me shumë përvojë i cili dit më parë u largua nga Osjeku, kroat. Emri i tij lidhet me transferim te Hajduk Spliti po edhe te Rijeka, por nuk është habi fakti nëse “Muza”, vendos t’ i ndihmojë Shkupit në kompeticionet Evropiane.
