Presidenti amerikan Donald Tramp për shkurt doli nga spitali ushtarak “Uollter Rid”, në të cilin është hospitalizuar për shkak të virusit korona dhe nga automobili i përshëndeti ithtarët e tij.
“Presidenti Tramp një kohë të shkurt bëri xhiro në kolonën e automjeteve me qëllim që t’i përshëndesë ithtarët e tij para spitalit dhe menjëherë u kthye në apartamentin presidencial në qendrën mjekësore Uollter Rid, njoftoi Shtëpia e Bardhë pas një “shëtitje të shkurtë” të presidentit amerikan.
Ai u vu re në kolonën e automjeteve, e cila dalëngadalë kaloi përgjatë spitalit, ku ishin grumbulluar ithtarë të tij.
Daljen e tij të papritur e ka xhiruar dhe e ka publikuar në një video të shkurtë në Tuiter.
“Mendoj se pak do t’i befasojmë disa patriotë të mëdhenj të cilët gjenden në rrugë”, shkroi Trampi në Tuiter dhe i falënderoi mjekët.
Gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë i dërguan kritika Trampit sepse nuk ishin njoftuar për daljen e tij të shkurtë dhe të papritur nga spitali.
“Ky është precedent presidenti ta lëshojë spitalin, madje edhe për shkurt, në mes të një krize shëndetësore pa masa dhe t’iu mundësohet qytetarëve amerikanë që ta dinë ku është presidenti i tyre dhe si është ai. Publiku amerikan tani meriton më shumë se kurdoherë të jetë i informuar në mënyrë të pavarur për presidentin dhe të pranojë informacion të vërtetë për shëndetin e tij”, thuhet në kumtesën e gazetarëve.
Është e pazakontë që gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë të mos e ndjekin lëvizjen e shefit të shtetit. fc/
