Presidenti amerikan, Donald Tramp (74) i hodhi poshtë rezultatet nga anketa e fundit, sipas të cilës, epërsia e kundërshtarit të tij demokrat, Xhozef Bajdën, po rritet në opinionin publik.
“Së pari dhe më me rëndësi, unë nuk humb sepse këto janë anketa pa kurfarë lidhje”, tha Trampi në intervistën që e publikoi sot televizioni amerikan Foks njus.
Sipas anketës më të re, 49 për qind e qytetarëve do ta votonin Bajdënin, ndërsa 41 për qind Trampin.
“Bajdën është i paaftë të thotë dy fjali me radhë”, tha Trampi kur e pyetën nëse konsideron se Bajdëni është “senil”.
“Unë nuk do të them se nuk është i aftë të jetë president. Megjithatë, presidenti duhet të jetë i mençur, i fuqishëm dhe shumë më tepër. Ai (Bajdën), nuk del fare nga sarajet e tij nëntokësore”, tha Tramp.
Bajdën (77), pjesën më të madhe të kohës e kalon në rezidencën e tij në shtetin amerikan Delaver, prej ku po e zhvillon fushatën mediatike para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të caktuara për në nëntor.
Trampi gjithashtu refuzoi t’i njohë rezultatet e anketës së Foks njus, sipas të cilës të anketuarit konsiderojnë se ai është më pak kompetent se Bajdëni. Ai propozoi që të dy të kalojnë testin për inteligjencë, në mënyrë që të konstatohet kompetenca e tyre.
