Në fjalimin e tij të fundit drejtuar kombit përmes Foks Njuz, presidenti i SHBA-së Donald Tramp tha se ai nuk qëndron prapa sulmit në Kongres javën e kaluar dhe u bëri thirrje amerikanëve të qetësojnë pasionet në një kohë kur Dhoma e Përfaqësuesve po debaton revokimin e tij.
“Në dritën e raporteve të demonstratave të reja, ju lutemi mos bëni asnjë dhunë, ndonjë shkelje të ligjit ose ndonjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo është gjë për të cilën unë kurrë nuk jam zotuar, madje as Amerikën. U bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në qetësimin e pasioneve dhe tensioneve. Faleminderit”, tha Trampi, transmeton “Indipendent”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje “kompanive të mëdha të teknologjisë” si Fejsbuku dhe Tuiteri për të ndihmuar me “tranzicionin paqësor të pushtetit” javën e ardhshme