Trampi i zemëruar me shefin e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë për shkak të deklaratës për gjendjen e tij shëndetësore

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp është shumë i zemëruar me shefin e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Medouz për mohimin e pohimeve të ekipit mjekësor të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me shëndetin e tij.

CNN raportoi se Medous u përshkrua nga dy burime si “burim anonim konfidencial në Shtëpinë e Bardhë” i cili, në një intervistë joformale me gazetarët, shprehu vlerësime për shëndetin e  Trampit, të cilat ndryshojnë nga ato zyrtare që media pak më parë i mori nga mjeku ushtarak Xhon Konli.

Në një intervistë joformale me një grup gazetarësh të shtunën, Medous tha shëndeti dhe funksionet vitale të presidentit Tramp gjatë 24 orëve të fundit ishin një arsye shqetësimi dhe se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për shërimin e tij.

“Presidenti nuk është në rrugën e rikuperimit të plotë”, u tha Medous gazetarëve, sipas disa mediave amerikane.

CNN mëson nga një bashkëpunëtor i afërt i Trampit se presidenti është shumë i zemëruar pasi dëgjoi për fjalimin e Medous me gazetarët. mb