Trampi e prezantoi planin për reformën shëndetësore, por pa hollësi

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Donald Tramp, dje i prezantoi skicat e para të planit të tij për reformë shëndetësore, për të cilin po flet me muaj, transmetoi DPA.

Ai, megjithatë, nuk dha kurrfarë hollësish për atë se si ajo reformë do të mundet të zbatohet.

Çështja qendrore në debatet amerikane shëndetësore është se a do të ishte e mundur të merret sigurim shëndetësor madje edhe me kushtet ekzistuese.

Kjo çështje ishte vendosur në ligjin për reformë në mbrojtjen shëndetësore të paraardhësit të Trampit, Barak Obama. Qeveria e Trampit, megjithatë, po tenton ta shkatërrojë të gjithë pakon e reformave “Obamaker” dhe nëse ka sukses, do të preket mbrojtja e njerëzve me sëmundje tashmë të konfirmuara.

Pas vdekjes së gjykatëses në Gjykatën Supreme Rut Bader Gizburg, rezultati i tillë u bë shumë më i besueshëm, transmetoi DPA.

Trampi tani nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin jepen garanci për njerëzit të cilët tashmë i shfrytëzojnë kushtet ekzistuese nga politika qeveritare. Megjithatë mbeti e paqartë se si saktë kjo do të ndikojë ndaj jetës së tyre të përditshme pas fundit potencial të “Obamaker”, bën të ditur agjencia gjermane.

Trampi deklaroi se nuk do të nënshkruajë kurrfarë ligjesh të cilat nuk përmbajnë garanci për personat me kushte paraprake të konfirmuara të mbrojtjes shëndetësore.

Presidenti amerikan si të pamjaftueshme e përshkroi mbrojtjen të cilën pacientët deri më tani e merrnin me reformën shëndetësore të Obamës.

Trampi paralajmëroi edhe se në 33 javët e ardhshme 33 milionë të siguruar në kuadër të programit shtetëror Mediker do të marrin kartela me postë me nga 200 dollarë, që të paguajnë për ilaçe me recetë. Mediker e shfrytëzojnë fillimisht persona më të moshuar.