Trampi: Dorëzimi i pushtetit më 20 janar do të jetë në pajtim me rregulloret

TË FUNDIT

Presidenti aktual amerikan Donald Tramp, pasi Kongresi konfirmoi fitoren e Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale, deklaroi se dorëzimi i pushtetit më 20 janar do të jetë në përputhje me rregulloret.

Trampi theksoi se vendimi i kongresit ” paraqet fundin” e “mandatit të parë më të madh” në historinë presidenciale.

“Megjithëse nuk jam aspak dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktin që më mbështesin, megjithatë do të ketë dorëzim të rregullt të pushtetit më 20 janar,” tha Tramp.

Ai shtoi se ai gjithmonë kishte potencuar se lufta do të vazhdonte për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin.

“Edhe pse ky është fundi i mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Tramp.