Trampi do të largohet nga Shtëpia e Bardhë katër orë para inaugurimit të Bajdenit

TË FUNDIT

Presidenti amerikane në largim, Donald Tramp do të largohet nga Uashingtoni katër orë para inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur, Xho Bajdeni, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Tramp dhe zonja e parë, Melania Tramp do të shkojnë në Florida në orën 8 sipas kohës lokale.

Paraprakisht Trampi kumtoi se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Bajdenit.

Ceremonia është caktuar për pasdite, sipas kohës lokale. Rreth 20.000 anëtarë të Gardës Kombëtare janë në Uashington. Masat e sigurisë në qytet janë drakoniane.

Sipas Si En En Trampi ka kërkuar të dërgohet me qilim të kuq, orkestër ushtarake dhe qitje nderi prej 21 pushkëve. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse kërkesa e tij do të plotësohet, para se ta fillojë jetën e tij post-presidenciale në gold resortin e tij Mar a Lago në Palm Biç.

Vetëm disa orë para largimit nga detyra, Trampi e fali edhe ish-strategun e tij kryesor, Stiv Banon. Në kumtesën nga Shtëpia e Bardhë theksohet se lista me falje përmban 73 emra, si dhe 70 të cilëve u është ulur dënimi. Mes të falurve është edhe Eliot Broidi, ish-bashkëpunëtor për mbledhje të fondeve financiare për Trampin, i cili vitin e kaluar u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve për lobime të huaja dhe ish-kryetarin e Detroitit, Kvame Kilpatrik, i cili vuante dënim me burg prej 28 vitesh me akuzë për korrupsion. Reperët Lil Vejn dhe Kodal Blej, të cilët ishin të ndjekur penalisht për vepra federale për armë, gjithashtu morën falje.

Megjithatë, numër i madh i personave për të cilët kishte spekulime se do të falen, nuk u paraqitën në listën e fundit të presidentit, përfshirë Rudi Xhulijani, Xhulijan Asanzh, Edvard Snouden dhe Xho Ekzotik. Trampi, gjithashtu, përkundër thashethemeve, nuk ka nënshkruar falje për veten ose anëtarët e familjes së tij.