Tramp u bën thirrje protestuesve të ndalojnë dhunën

TË FUNDIT

Presidenti aktual i SHBA-ve Donald Tramp nëpërmjet një videomesazhi u bëri thirrje protestuesve që të ndalojnë dhunën.

Presidenti Tramp tha se e kupton dhimbjen e tyre, por se kjo nuk është arsye për të thyer ligjin dhe rregullin amerikan.

“E di që jeni të lënduar, e di që keni dhimbje, zgjedhjet u vodhën nga ne, të gjithë e dimë por tashmë duhet të shkoni në shtëpi. Duhet të jemi paqësore. Duhet të respektojmë ligjin dhe rregullin, duhet të respektojmë uniformat tona. Nuk duam që askush të lëndohet. Jemi në një periudhë shumë të brishtë,  sepse nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Këto ishin zgjedhje jo të drejta, por nuk mund të jemi lodra në duart e këtyre njerëzve, duhet të jemi paqësor. Shkoni në shtëpi! Ju duam! Jeni shumë specialë. E  di si ndiheni, por shkoni në shtëpi”, theksoi Donald Tramp.