Presidenti amerikan Donald Tramp sot u përqendrua në deklaratën e tij paraprake se do të mendojë për takim me presidentin e Venezuelës, Nikollas Maduro, duke theksuar se do të takohet me të vetëm që të bisedojnë për largimin e tij nga pushteti.
“Administrata jonë çdoherë ishte në anën e lirisë dhe kundër regjimit të Maduros. Me Maduron do të takohesha vetëm që të bisedojmë për një punë: largim të qetë nga pushteti!”, ka shënuar Tramp në profilin e tij në Tuiter.
Ai shtoi se çdoherë do të jetë kundër socializmit dhe me njerëz nga Venezuela./MIA
