Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se gjeneralë të armatës amerikane i kanë transmetuar se shpërthimi në Bejrut në të cilin jetën e humbën 78 persona, është shkaktuar nga një lloj bombe.
“Kam takuar disa nga gjeneralët tanë të mëdhenj dhe duket se ata mendojnë se kjo nuk është ngjarje e shkaktuar nga një shpërthim në fabrikë … Duket se ata mendojnë se është sulm. Ishte një lloj bombe”, tha Tramp.
Disa persona zyrtar libian paraprakisht deklaruan se shpërthimi në depon në portin e Bejrutit me siguri është shkaktuar prej 2.750 tonë amoniakut, i cili atje është ruajtur me vite pa rregulla sigurie.
