Tramp publikon videon e rreme: A ka ardhur këtu vendi ynë?

TË FUNDIT

Një video që tregon punëtorët duke marrë fletëvotimet postare nga kutitë e hedhjes së votave në Los Angeles, është shpërndarë mijëra herë në mediat sociale. Disa përdorues që i referohen videos pretendojnë se ishte skenë e mashtrimit të zgjedhjeve.

Zyrtarët e qarkut të Los Angeles i thanë Reuters se këto fletëvotime u mblodhën më 4 nëntor, por u depozituan nga votuesit më 3 nëntor ose para tyre. Prandaj, ato janë të vlefshme dhe do të përpunohen dhe numërohen.

Llogaria që ka publikuar videon në Twitter, ka etiketuar presidentin Donald Trump dhe ka shkruar: “Kjo ndodhi sot pas zgjedhjeve rreth tre orë më parë në Reseda California FYI”.

Reuters ka shkruar se “kjo video nuk është provë e mashtrimit zgjedhor. Fletëvotimet përmes postës mund të depozitohen në kutitë e hedhjes së votave në Kaliforni deri në orën 20:00 me kohën lokale në Ditën e Zgjedhjeve. Kutitë u bllokuan dhe fletët e votimit u mblodhën të nesërmen”.

Por presidenti Donald Trump, i cili vazhdon të institoj se zgjedhjet në SHBA ishin të manipuluara, sot ka publikuar videon në fjalë, në llogarinë e tij në Twitter.

“Ju po shikoni votat! A ka ardhur këtu vendi ynë?“, ka shkruar ai./21Media