Në ditën kur Kongresi amerikan duhet ta konfirmojë fitoren në zgjedhje të Xho Bajdenit, presidenti në largim Donald Tramp paralajmëroi demonstrata në Uashington.
Sipas planit të organizatorëve, protestat duhet të fillojnë nga Obelisku në Uashington, pastaj përmes Sheshit të Lirisë deri në ndërtesën e Kongresit të Kapitoll Hill, transmeton Si En Bi Si.
“Do të sigurojmë mbajtje të qetë të protestave dhe dhunë nuk do të tolerohet”, tha shefi i sapoemëruar i policisë në Uashington Robert Konti në intervistë për “Uashington Post”.
Një nga shkaqet për frikë nga dhuna gjatë tubimit të ithtarëve të Trampit është porosia që presidenti aktual e dërgoi përmes Tuiterit, në të cilën iu bën thirrje të gjithë atyre të cilët e mbështesin të vijnë në protestën që ai e quajti “Stop për vjedhjen” me paralajmërimin se demonstratat “do të jenë të dhunshme”.
